Pastrohet rruga kryesore në Kondovë

Ndërmarrja Komunale Publike “Saraj”, në bashkëpunim me Higjienën Komunale-“Shkup” dhe NP Parqe dhe Gjelbërime, kanë realizuar një aksion për pastrimin dhe larjen e rrugës kryesore në Kondovë.
Fillimisht janë pastruar kaçubat, është pastruar rruga dhe në fund janë larë me ujë.
Aksioni ka filluar që nga hyrja e vendbanimit Kondovë dhe ka mbaruar në dalje. Këto aksione do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe në disa vendbanime tjera.

Marketing

Marketing