Pastrohet shtrati i lumit Vardar në Shkup

Ekipe të NP Rrugë dhe rrugica Shkup e pastrojnë shtratin e Vardarit,  në pajtim me Programin për mirëmbajtjen e tij, si dhe në degët e lumit Vardarit – lumi Serava, Lepenci, Treska dhe në kanalet e hapura në rajonin e Qytetit të Shkupit për vitin 2018.

Marketing

“Në pjesën nga ura ‘Goce Dellçev’ deri në poligonin nën Kala, ekipet me dorë e pastrojnë vegjetacionin e bimëve të shkurta nga pjerrësia dhe nga pjesa përskaj lumit Vardar,  ndërsa me ekskavatorë pastrohet edhe shtrati nga mbetjet ndërtimore dhe nga rrënojat e ujërave nga të reshurat e rrëmbyeshme të shiut. Pastrimi me dorë i vegjetacionit, si dhe pastrimi makinerik i shtratit të lumit Vardar, në rajonin qendror të qytetit do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme”, kumtoi Qyteti i Shkupit.

Marketing