Patriarku Irinej shtrohet në spital pas infektimit me koronavirus

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe u shtrua në spital pasi doli pozitiv në testin për koronavirus.

Marketing

Kisha tha përmes një deklarate se diagnoza e patriarkut Irinej u zbulua gjatë një “procedure rutinore të testimit”.

Patriarku 90-vjeçar mbetet “pa simptoma dhe me shëndet të shkëlqyeshëm në përgjithësi”, thuhet në deklaratë.

Njoftimi erdhi pak ditë pasi Irinej udhëhoqi një ceremoni gjatë varrimit të mitropolitit Amfilohije – udhëheqësit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Amfilohije vdiq më 30 tetor në moshën 82-vjeçare, pasi në fillim të tetorit ishte diagnostikuar me koronavirus.

Mijëra njerëz u mblodhën në Podgoricë për funeralin e tij, duke shkelur masat kundër koronavirusit.

Shumë prej tyre nuk mbanin maska dhe as distancë fizike.

Marketing