Pavlevski kërkon lirimin e Katica Janevës për varrimin e së ëmës(Video)

Avokati Stevan Pavlevski kërkon lirimin e prokurores Katica Janeva për shkak të ceremonisë së varrimit të nënës së saj. Mëngjesin e sotëm para se të arrestohej në vendlindjen e Janevës në Gjevgjeli kishte ndërruar jetë nëna e saj. Janeva e cila gjatë ditës u arrestua me urdhër të Prokurorisë Publike, aktualisht po merret në pyetje në Gjykatën Penale ku edhe duhet të vendoset për kërkesën e Prokurorisë për paraburgimin e saj. Ajo dyshohet për shpërdorim të detyrës në rastin “Reketi”.

Marketing

Marketing