Pavlopulos: Nuk do të pranojmë interpretime arbitrare të Marrëveshjes së Prespës

Para ratifikimit dhe në prag të definimit, nuk do të pranojmë interpretime arbitrare të Marrëveshjes së Prespës, porositi presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, në takimin me kolegun e tij slloven, Borut Pahor, raporton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Marketing

Pavlopulos i komentoi, siç tha “deklaratat e fundit të funksionarëve nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”.
“Ne jemi të gatshëm në prag të definimit dhe para ratifikimit të tij të pranojmë interpretime të Marrëveshjes së Prespës të cilat janë arbitrare dhe edhe më shumë kur ato rrezatojnë irredentizëm. Është e nevojshme vëmendje e madhe nga ana e vendit fqinj në tërë vijimin sepse ende nuk ka përfunduar asgjë. Kjo është e qartë nga ana jonë dhe do të them edhe njëherë, siç themi ne grekët, llogaria e pastër, bën miq të mirë”, tha Pavlopulos.

“Presidenti grek i përsëriti edhe pozitat e tij lidhur me tre pikat e ashtuquajtura çështje kombëtare dhe mes tyre edhe kontestin me emrin dhe Marrëveshjen e Prespës, ndërkaq presidenti i Sllovenisë e përmendi Ballkanin Perëndimor”.
Presidenti slloven, Borut Pahor, në ftesë të kolegut të tij grek, prej sot është për vizitë zyrtare dyditore në Greqi.

Marketing