PD : Nuk do të ndalemi deri sa të largohet Rama

Me fjalimin e zëvendëskryetarit të demokratëve opozitarë, Edi Paloka, me këndimin e himnit shqiptar dhe me brohoritjet “Rama, shko”, sot pasdite para selisë së Partisë Demokratike mbaroi protesta e sotme e opozitës së bashkuar shqiptare.

Marketing

Paloka e porositi Edi Ramën se mund të bëjë gjithçka por nuk mund të ndalojë aspak urrejtjen e madhe të popullit.
“Shumë shpejt do të jeni dëshmitar se si do të ikin në arrati dhe nuk do të dinë ku të ndalojnë nga udhëheqësia civile”, porositi mes të tjerash Paloka.

Liderja e Lëvizjes Sociale për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi, porositi se protestat nuk do të ndalen deri sa të largohet Rama.

“Largimi i Ramës do ta bëjë Shqipërinë vend normal dhe evropian, që tani është parajsë e drogës dhe parave të pista”, deklaroi Kryemadhi.

Protesta e sotme kaloi me tensione, por krahasuar me tubimin e kaluar të mbajtur të enjten, protestuesit kanë qenë më të paktë.

Pjesëmarrësit e protestës, më shumë të rinj, së pari u mblodhën para Parlamentit, ku mbahej seanca plenare dhe ku ishte më e tensionuar, për shkak të tentimeve të dhunshme të demonstruesve që ta çajnë kordonin policor, ndaj të cilëve ishin hedhur tymuese dhe lëndë të forta. Demonstruesit më pas u drejtuan para Qeverisë, ku qëndruan shkurt dhe në fund protesta mbaroi para selisë së Partisë Demokratike.

Ajo që ishte më ndryshe prej protestave të tjera ishte se numri më i madh i demonstruesve ishin të rinj, studentë dhe nxënës të shkollave të mesme, midis të cilëve pothuajse të gjithë mbajtën parulla ku ishte shënuar “Shko”.

Pjesëmarrësit vendosën një piramidë, që sipas tyre, në mënyrë simbolike paraqet piramidën e krimit, ku mes të tjerash ishte shënuar drogë dhe blerja e votave dhe në krye të së cilës shkruhej Edi Rama, ku më pas e dogjën.

Në protestën e sotme një pjesë e të rinjve në duar kanë pranga, ndërsa bluzat që kishin veshur shkruanin: “Liri, demokraci, shpresë”.

Opozita e bashkuar shqiptare paralajmëroi “protestë masive” për 13 prillin, ndërsa paralelisht me atë do të mbajë mbledhje protestuese çdoherë kur Parlamenti do të mbajë seancë.

Marketing