PD: Të përjashtohet Rama nga seanca, përdori fjalor fyes e denigrues

Byroja e Kuvendit përjashtoi me 10 ditë deputetin demokrat Endri Hasa, i cili qëlloi me vezë kryeministrin Edi Rama, por PD ka reaguar duke kërkuar edhe përjashtimin nga seanca të shefit të qeverisë. Sipas PD, kërkesa për përjashtimin e kryeministrit është firmosur nga disa deputetë.

“Gjatë seancës Rama përdori fjalor fyes dhe denigrues ndaj grupit parlamentar të PD dhe deputetëve të veçantë të PD’, argumenton PD kërkesën e saj.