PDSH-ja përshëndet vendimin e Këshillit të ministrave për çështje evropiane të BE-së

Partia Demokratike Shqiptare përshëndet vendimin e Këshillit të Ministrave për Çështje Evropiane të BE-se lidhur me çeljen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

Marketing

Anëtarësimi në NATO dhe BE kanë qenë qëllime strategjike të PDSH-së që nga themelimi i saj. Këmbëngulësia e PDSH-së për arritjen e këtyre dy qëllimeve tashmë bëhën realitet.

PDSH-ja do të angazhohet deri në fund në përmbylljen e këtij kapitulli për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, gjë që nënkupton zhvillimin e mëtutjeshëm të reformave konform standardeve të BE-së, demokratizimin e mëtejshëm si dhe zgjidhja e problemeve të brendshme që paraqesin pengesa serioze për arritjen e standardeve të mirëfillta demokratike që janë karaketristikë e shteteve të BE-së.

Marketing