PDSH ka gati emrat për deputetë, ja disa nga më të përfolurit?!

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sot pritet të shpallë listat me kandidatët e saj për deputetë nëpër njësitë zgjedhore ku do të konkurrojë.

Marketing

Në Konventën që do të mbahet në Tetovë pritet të shpallen kandidatët e zonave 1,2,5 dhe 6, ku kjo parti do të garojë në zgjedhjet e 12 prillit

Në njësinë e gjashtë zgjedhore listës do t’i prijë Menduh Thaçi, pas tij mund të radhiten Fatmire Isaku, Frymzim Dauti, Luan Tresi, dhe emra të tjerë të kryesisë së kësaj partie dhe të degës që janë në kombinim. Në njësinë e pestë zgjedhore janë nominuar Vasfi Doko dhe Astrite Kaba. Në njësinë e dytë zgjedhore jozyrtarisht qarkullon emri i kryetarit të degës së kësaj partie në Likovë, Ragmi Isufi, Teuta Sabedini si dhe një kandidat nga Çairi. Në njësinë e parë zgjedhore kalkulohen emra nga dega e Studeniçanit ndër të cilët Sami Rushidi, por edhe emra nga Çairi dhe Saraji.

Marketing