PDSH mbajti kuvend zgjedhor në Sopishtë

Në vazhdën e përgatitjeve të kongresit të shtatë të Partisë Demokratike Shqiptare që do të mbahet të shtunën në Pallatin e Kulturës në Tetovë, dje u mbaj kuvendi i rregullt në degën e PDSH-së në Lisin e Madh (Sopishte).

Marketing

Punimet e këtij kuvendi i ndoqi kryetari i këshillit për organizimin e kongresit të partisë, Azem Sadiku.

Në kuvendin e degës së Lisit të Madh për kryetar të degës u zgjodh Sedat Jakupi. Gjithashtu në këtë kuvend u zgjodhën kryesia e degës, delegatët e kongresit, si dhe propozimet për anëtarë të kuvendit qendror të Partisë Demokratike Shqiptare.