Në vazhdën e përgatitjeve të kongresit të shtatë të Partisë Demokratike Shqiptare dje (26.07.2018) u mbajtën kuvende të rregullta të degëve të PDSH-së në Satraj dhe Çair. Punimet e këtyre kuvendeve i ndoqi kryetari i partisë, Menduh Thaçi, si dhe kryetari i këshillit për organizimin e kongresit të partisë, Azem Sadiku.

Në kuvendin e degës së Sarajit për kryetar të degës u zgjodh Sefedin Aliu, kurse në Çair për kryetar të degës u zgjodh Ramazan Shaqiri. Gjithashtu në këto kuvende u zgjodhën kryesitë e degëve, delegatët e kongresit, si dhe propozimet për anëtarë të kuvendit qendror të Partisë Demokratike Shqiptare.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi pasi përshëndeti punimet e kuvendeve theksoi rëndësinë e de-bllokimit të proceseve integruese, si dhe rëndësinë e implementimin të plotë të marrëveshjes me Greqinë, andaj në këtë drejtim kërkoi angazhim maksimal të strukturave partiake.

Kryetari Thaçi gjithashtu përshëndeti aderimet e reja dhe interesimin e madh të shqiptarëve për anëtarësim në PDSH, si dhe potencoi se dyert e Partisë Demokratike Shqiptare janë të hapura për të gjithë shqiptarët pa marrë parasysh bindjet e tyre politike.