Në vazhdën e përgatitjeve të kongresit të shtatë të Partisë Demokratike Shqiptare që do të mbahet të Shtunën ora 10:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, dje u mbajtën kuvende të rregullta të degëve të PDSH-së në Shuto Orizare dhe Butel.

Punimet e këtyre kuvendeve i ndoqi kryetari i partisë, Menduh Thaçi, si dhe kryetari i këshillit për organizimin e kongresit të partisë, Azem Sadiku.

Në kuvendin e degës së Shuto Orizares për kryetar të degës u zgjodh Halit Hyseni, kurse në Butel për kryetar dege u zgjodh Blerim Rushiti. Gjithashtu në këto kuvende u zgjodhën kryesitë e degëve, delegatët e kongresit, si dhe propozimet për anëtarë të kuvendit qendror të Partisë Demokratike Shqiptare.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi pasi përshëndeti punimet e kuvendeve vlerësoi se janë momente shumë të rëndësishme për vendi dhe rajonin, si dhe ri-theksoi se procesi Euro-Atlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe shqiptarët e Maqedonisë, andaj në këtë drejtim kërkoi një mobilizim dhe angazhim maksimal të strukturave partiake, duke shtuar se dyert e PDSH-së janë të hapura për të gjithë shqiptarët pa marrë parasysh bindjet e tyre politike.

Shërbimi për Informim – PDSH