Në vazhdën e përgatitjeve të kongresit të shtatë të Partisë Demokratike Shqiptare dje (24.07.2018) u mbajtën kuvende të rregullta të degëve të PDSH-së në Zhelinë dhe Tearcë.

Punimet e këtyre kuvendeve i ndoqi kryetari i partisë, z.Menduh Thaçi, si dhe kryetari i këshillit për organizimin e kongresit të partisë, z.Azem Sadiku.

Në kuvendin e degës së Zhelinës për kryetar të degës u ri-zgjodh Sali Ajdini, kurse në kuvendin e degës së Tearcës për kryetar të degës u ri-zgjodh Ruhan Iljazi. Gjithashtu në këto kuvende u zgjodhën edhe kryesitë e degëve, delegatët e kongresit, si dhe propozimet për anëtarë të kuvendit qendror të Partisë Demokratike Shqiptare.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i përshëndeti punimet e kuvendeve dhe potencoi se Partia Demokratike Shqiptare me aderimet e reja do të forcojë kapacitetet e saja partiake, si dhe do jep kontribut maksimal në lëvizjen e proceseve përpara drejt integrimit të vendit në NATO dhe BE.

Artikulli paraprakSamsung me mbushës për dy celularë njëherësh
Artikulli tjetërFrikë te Barcelona, Real Madrid transferon një prej sulmuesve më të mirë në botë?