PDSH mbajti tubim në Gostivar

PDSh ka mbajtur tubim në Gostivar, ku ka kërkuar votën për kandidatët e saj për deputetë në njësinë e 6 zgjedhore, ku bartës liste është kreu i kësaj partie, Mendu Thaçi.

Marketing

“Ne, PDSH gjithmonë e kemi llogaritur Gostivarin potencial të fuqishëm kombëtar. Nuk ka pse të krijohet keqkuptim kur unë them publikisht se Tetova dhe Gostivari atyre duhet t’ua japin dënimin e merituar. Ju, Gostivari dhe Tetova jeni e vetmja shpresë edhe e Prespës edhe e Strugës edhe e Dibrës, Kumanovë dhe e Shkupit. I keni dëgjuar ata kur thonë dhashtë Zoti ju i këputni në Tetovë e Gostivar, pasi aty ka shumë shqiptarë. Unë besojë se me 15 korrik ju do t’ua jepni vulën e dështimit Ali Ahmetit dhe të tjerëve. Pyetja që do përgjigje me 15 korrik është se çka e lidh Ali Ahmetin me Naser Ziberin? I lidh Jugosllavija dhe UDB-ja, kjo është e njejta politikë. Fatkeqësisht kanë arritur të mashtrojnë e të vjedhin kohë te gjeneratat e reja. Por, unë besoj se tash u ka ardhur fundi. Bashkarisht, me angazhim maksimal, besoj se do t’ia dalim. Gostivari ka ditur të reflekton pasi ka vetëdije të lartë kombëtare dhe politike, ndërsa unë kërkojë falje para jush nëse kam bërë ndonjë gabim ndonjëherë në karrierën time politike. Por, pos gabimeve pa qëllim, unë asnjëherë nuk jam dorëzuar. Nuk kam shkuar kur në konakt të Ali Ahmetit, me votën e popullit kam rezistuar dhe e kam mbajtur gjallë këtë opsion politik”, deklaroi Thaçi.

Duke folur për krizën e shkaktuar nga pandemia, Thaçi premtoi se çdo biznesi shqipëtar, do ti kompensohen hubjet 70 për qind që në 100 ditët e para të qeverisë së re.

“Me ata kartela krijojnë rende para bankave ku ka 50 e 100 njerëz. Kjo e shkatërron shëndetin e njerëzve, e rrit efektin e virusit. Postjeri siç na sjellë dënimet në shtëpi, përmbaruesi siç na sjellë dënimet në shtëpi, ashtu duhet edhe ndihmën urgjente shteti duhet të na sjellë deri te shtëpia me vlerë prej 100 euro. Planifikojë maksimum në afat prej 100 ditëve, të gjithë biznesin shqipëtar që ka pasur humbje katastrofale gjatë këtyre katër-pesë muajve, ta dëmshpërblejë. Pë katër-pesë muaj çdo çajtore, kafeteri e restorant dasmash në Gostivar dhe Tetovë sipas llogarive të mija, kanë lënë mbi 20.000 njerëz pa rrogë. 20.000 njerëz janë 20.000 familje. Unë planigikojë që 70 % e hubjeve të tyre të kompensohen brenda 100 ditëve të parë të qeverisë së re prej Buxhetit të shtetit. Nëse do të duhet, do të marrim edhe borxhe prej institucioneve monetare ndërkombëtare që ata të dëmshpërblehen”, shtoi më tej Thaçi.

Thaçi para gostivarasve tha se pa mbaruar mandatin, palën maqedonase do ta detyrojë të pranojë parlamentin dy dhomësh.

“Ju kisha lutur të keni mobilizim të madh edhe pse një pjesë e njerëzva nuk vijnë në tubime, ju duhet ti shiqoni në sy shqiptarët dhe merreni mesazhin se për ne do të votojnë. Por, e di se ka trysni edhe nga këta të pushtetit lokal edhe ata të pushtetit qendrorë, megjithatë ju them se fitorja është e garantuar. Njerëzit që më votojnë mua, kanë plagë prej BDI-së në trup e plagë ekonomike, prandaj unë me ata nuk bëj marrëveshje. Momenti është ideal, jemi anëtar të NATO-s dhe me hapa të sigurtë dhe pa përfudnuar mandatin, maqedonasit do të jenë të detyruar ta pranojnë parlamentin dy dhomësh”, theksoi lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Para të pranishmive folën edhe kandidatët për deputetë Frymëzim Dauti dhe Ardita Muharemi.

Marketing