PDSH mbajti tubim në Reçic të Vogël

Me moton “Një hap para “PËR” NATO dhe BE”, Partia Demokratike Shqiptare sot vazhdoi fushatën informuese dhe takimet me qytetarët, që kanë si qëllim rritjen e përkrahjes për referendumin që do të mbahet më 30 Shtator.

Marketing

Në takimin me banorët e Reçcës së vogël në Tetovë, Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në fjalimin e tij mes tjerash potencoi:

“Shqiptarët kanë qenë gjithnjë të përcaktuar PRO antarësimit në NATO dhe integrimit evropjan dhe vullneti i shqiptarëve më 30 shtator do ta vulos përcaktimin e tyre për në NATO dhe BE! Vetëm ky përcaktim është garancë për të ardhmen tonë”.

PDSH do të vazhdojë që në mënyrë intenzive jo vetëm në takimet informuese me qytetarët, por edhe në takimet me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri, si edhe me përfaqësuesit ndërkombëtarë, të kërkojë përkrahjen e tyre në këtë moment të rëdësishëm.

Marketing