PDSH: Propozojmë një sërë masash për t’a luftuar me sukses pandeminë

Nga konferenca për shtyp e mbajtur sot më 10 prill në ora 11:00, Komisioni i Shëndetësisë vazhdoi duke propozuar një sërë masash për ta luftuar me sukses pandeminë. Fjalimi i plotë:

Marketing

“Situata me epideminë e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut dita ditës vjen duke u rënduar. Kjo bazohet me numrin e vazhdueshëm e të infektuarve të ri, si dhe me numrin e vdekjeve. Bazuar në këtë ne propozojmë këto masa:

· Pacientët pozitiv me koronavirus të vendosen dhe të trajtohen në spitale pa marrë parasysh gjendjen e tyre shëndetësore, e jo të qëndrojnë në shërim shtëpiak. Me këtë pacientët do të jenë nën mbikëqyrjen e mjekëve gjatë gjithë kohës me çka do të ulet mundësia e rëndimit të gjendjes së tyre, si dhe do të zvogëluar vdekshmëria.

· Të bëhet testimi i familjarëve dhe i personave të cilët kanë pasur kontakte me personin pozitiv dhe pa marr parasysh rezultatin e testeve fillestare të personave ata të vendosen në izolim.

· Të përcaktohen pikat e testimit në Tetovë, Gostivar, Strugë etj, si dhe të sigurohen hapësira për hospitalizim të pacientëve pozitiv me personel, mjete dhe pajisje adekuate.

Akoma deri më sot ne ende nuk kemi përgjigje në pyetjet e parashtruara tek Ministria e Shëndetësisë prandaj vazhdojmë të pyesim:

· Sa teste janë kryer deri më sot në Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe Strugë?

· Sa Epidemiolog ka në Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe Strugë?

· Sa respirator ka Spitali Klinik i Tetovës, Spitali i Gostivarit, Kumanovës, Dibrës, Strugës?

· Cila është përbërja e shtabit të emergjencës të Tetovës dhe profili i tyre profesional?

· Nga shtabi emergjent i Tetovës kërkojmë sqarime me statistika të sakta për këtë epidemi në Tetovë, si dhe për punën e deritanishme të këtij shtabi virtual, i cili deri më tani ka qëndruar në heshtje totale.”

Marketing