PDSH zgjodhi kryesinë e re partiake

Kuvendi qendror i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) mbrëmë ka zgjedhur përbërjen e re të kryesisë qendrore të partisë. Në mesin e përbërjes së re janë emra të deritanishëm të kryesisë qendrore, por ka edhe emra të rinj që tanimë janë përfshirë në organin e lartë partiak. PDSH pritet të bëj publike se kush janë anëtarët e kryesisë, nënkryetarët, sekretari gjeneral, etj.

Marketing

Kuvendi qendror i Partisë Demokratike Shqiptare vlerëson se zgjedhjet parlamentare të 12 prillit do të jenë mundësi e artë që shqiptarët të votojnë Partinë Demokratike Shqiptare si e vetmja parti që garanton realizimin e aspiratave të shqiptarëve të Maqedonisë. Nga kjo parti po ashtu kanë rikonfirmuar përcaktimin strategjik për integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Marketing