Peja futet në karantinë

Qyteti i Pejë nga sonte do të hyjë në karantinë.
Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies në këtë Komunë.

Marketing

Peja u fut në karantinë me vendim të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë. Sipas vendimi të lëshuar thuhet se kjo u bë për shkak se banorët e kësaj komune dyshohen që kanë pasur kontakt të drejtëpërdrejtë me personat e infektuar me Covid-19.

“Rrugët- Adresat: “Cenë Abdyli 47”, “28 nëntori nr.4”, “Fabrika e Sheqerit”, “Vëllezërit Kastrati”, “Adem Jashari 174 2/1” dhe fshatrat Nabërgjan, Vitomiricë, Lutogllavë, Katund i Ri (Bllagaj) në Komunën e Pejës shpallen vatra të përhapjes së infeksionit”, thuhet në vendimin e MSH-së.