Pele me mesazh motivues për Mbappen: Kokën lartë

Dje, Zvicra bëri befasinë duke eliminuar Francën nga “Euro 2020”,

Marketing

Ishte Kylian Mbappe që dështoi të shënonte nga pika e bardhë dhe kësisoj Zvicra siguroi kalimin në çerekfinale për herë të parë në histori.

Legjenda e futbollit, Pele ka mbështetur Mbappen duke i dërguar një mesazh përmes rrjetit social zyrtar ‘Twitter’.

“Mbajë kokën lartë, Kylian! Nesër do jetë dita e parë e aventurës së re”, shkroi ai.

Ndërkohë, muajin e ardhshëm pritet të bëhet zyrtare edhe e ardhmja e francezit, që kërkohet me ngulm nga Real Madrid, por edhe ka presion nga PSG-ja që të rinovojë kontratën.