Pellegrini mposht i vetëm Parmën, Roma është çerekfinalistja e fundit

Me sfidën Parma-Roma u mbyll edhe faza e 1/8-ave të Kupës së Italisë, ndërsa fitorja 0-2 e verdhekuqve në stadiumin “Tardini”, i bëri ata skuadrën e tetë dhe të fundit që siguron kalimin për në çerekfinale.

Marketing

Të dy skuadrat vinin me mungesa në këtë takim, kryesisht për shkak të dëmtimeve, ndërsa pas një pjese të parë në baraspeshë, kryeqytetasit bënë diferencën në 45-minutëshin e dytë, duke çuar dy herë topin në rrjetë.

Lorenzo Pellegrini ishte heroi i Romës në këtë takim, pasi shënoi golin e parë në minutën e 49’ dhe dyfishoi shifrat në të 76-ën, me ekzekutimin e saktë të një 11-metërshi të akorduar me ndihmën e VAR-it.

Në fazën çerekfinale Roma do të përballet me Juventusin, ndërsa takimet e tjera do të jenë Fiorentina-Inter, Milan-Torino dhe Napoli-Lazio.

Marketing