“Pena Ime”, ndahen çmimet për poezitë më të mira

Ka vazhduar edhe mbrëmë manifestimi kulturor “Pena ime”. Në mbëmjen e dytë të këtij manifestimi me titull “Pena e artë”, morën pjesë shumë poetë nga vise të ndryshme të Maqedonisë, të cilët para publikut kumanovarë lexuan poezitë e tyre konkurruese.

“Ka patur një konkurs në të cilin konkurruan mbi 24 pjesëmarrës me krijimet e tyre, dhe komisioni në përbërje të Ahmet Selmani, Selajdin Salihu dhe Sunaj Raimi të cilët vlerësuan këto krijime” – tha sekretar i K.SH. “Jehona e Karadakut”, Selajdin Shabani.

Cmimi i katërt, cmimi Inkurajues i takoi poezisë “Eja kushdo që je eja” i autorit Epirot Ferati nga Kumanova. Cmimi i tretë iu nda poezisë “Në fillim ishte fjala” e autorit Arlind Farizi nga Tetova. Cmimi i dytë iu nda poezisë “Natë e heshtur kur humb shkëlqimi” i autorit Kreshnik Sopaj nga Kumanova. Cmimi i parë i takoi poezisë me titull “Akujt” i autorit Daim Miftari nga Gostivari.

Manifestimin kututrorë “Pena ime”, e përshëndeti edhe kryetari i komunës së Likovës Erkan Arifi, i cili shprehu falënderim deri te organizatorët dhe njëkohësisht la të kuptohet se institucioni që ai drejton gjithmonë do të jetë përkrah këtyre manifestime kulturore.

“Ju uroj për këtë iniciativë të bujshme që na bënë të gjithëve të ndihemi sa më krenar sepse popullit tone, komunave tona I duhen këto manifestime. Ne si komunë sadopak mundohemi të ndihmojmë që të mbahen manifestime të tilla” – u shpreh Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.

Mbrëmja përmbyllëse e Manifestimi “Pena ime” vazhdon me eventin kushtuar muzikës serioze e cila do të mbahet në Sallën e kuqe të Qendrës për Kulturë“Trajko Prokopiev” në Kumanovë.