Penalizohet Verstappen, Leclerc në ‘pole position’

Max Verstappen është penalizuar para garës së Mexican GP.
Verstappen doli i pari në kualifikueset për Mexican GP, duke fituar të drejtën për të nisur garën nga pozita e parë, por pas garës është marrë një tjetër vendim.

Marketing

Piloti i Red Bull është penalizuar, pasi nuk ka respektuar flamurin e verdhë, duke mos ulur shpejtësinë pas aksidentit të Valtteri Bottas, transmeton lajmi.net.

Ky vendim i shkon më së shumti në favor anëtarit të Ferrari, Charles Leclerc, i cili tashmë niset nga pozita e parë.
Nga pozita e dytë do të niset Sebastian Vettel po ashtu i Ferrari, kurse në pozitën e tretë niset Lewis Hamilton me Mercedes, kurse Max Verstappen niset nga pozita katër.

Marketing