Penallti e humbur dhe raste pafund, Polonia ndal Spanjën

Është mbyllur me barazim ndeshja e sotme midis Polonisë dhe Spanjës. Takimi ka përfunduar me rezultatin 1-1 sonte pas një ndeshje mes të barabartësh dhe emocionesh të mëdha. Polonia tregoi se është një skuadër mjaft serioze dhe e fortë dhe i bëri ballë, madje provoi ta mundte Spanjën.

Marketing

Spanja shënoi e para me Alvaro Moratan, që finalizoi një pasim të Gerard Morenos, duke e çuar në rrjetë. Pas golit të pësuar Polonia u shfaq më ofensive.

Në pjesën e dytë Polonia mundi të shënojë në rastin e parë që iu dha. Ishte Robert Lewandoëski, ai që realizoi golin me një goditje më kokë.

Spanja vazhdoi të dominojë dhe krijoi raste pafund, por lojtarët e Spanjës humbën gjithë rastet.

Kështu ndeshja u mbyll me shifrat 1-1. Spanja ndodhet në vendin e tretë me 2 pikë dhe i duhet me patjetër fitorja në ndeshjen e fundit në grup ndaj Sllovakisë. Ndërkohë, Polonia renditet e fundit me 1 pikë.

Marketing