Penalltia e Man Utd kundër PSG-së, vjen reagimi i UEFA-s

Penalltia e akorduar në minutën e 90’-të të ndeshjes PSG 1:3 Manchester United, ka ekzistuar.
Kështu ka thënë shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, përmes një reagimi.

Marketing

Manchester United siguroi çerekfinalen e Ligës së Kampionëve falë një penalltie të fituar në minutën e 90’ përmes VAR, të cilën në gol e shndërroi Marcus Rashford.

Ky vendim i gjyqtarit është komentuar shumë në medie, dhe kishte prej tyre që kritikonin këtë vendim

Reagimet e shumta kanë sjellë edhe sqarimin e UEFA-s, që thotë se penalltia ka ekzistuar.

“VAR, pasi kontrolloi kënde të ndryshme në dispozicionin e tij, i rekomandoi gjyqtarit një rishikim në terren pas incidentit në zonë. Duke qenë se gjyqtari nuk e pa qartë incidentin gjatë lojës (i referuar si incident i rëndë i humbur në protokollin VAR), u krye një rishikim në terren.

“Pas rishikimit në terren, gjyqtari konfirmoi se distanca me të cilën po udhëtonte topi nuk ishte e shkurtër dhe prekja nuk ishte e papritur. Krahu i mbrojtësit nuk ishte afër trupit, gjë që bëri trupin e mbrojtësit më të madh, duke bërë që topi të ndalohet derisa po shkonte drejt golit. Gjyqtari, pra, dha penallti.

Të gjitha vendimet e lartpërmendura janë bërë në përputhje të plotë me protokollin VAR”.

Marketing