Pendarovski: Ajo që i ndodhi Alisokit është e papranueshme dhe duhet dënuar

Ajo që i ndodhi Ezgjan Alioskit është e papranueshme dhe duhet dënuar, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, presidenti Stevo Pendarovski, pas skandalit në Prilep ku përfaqësuesi i kombëtares së Maqedonisë u dëbua nga restoranti sepse foli në gjuhën shqipe.

Marketing

“Dallimet duhet të na bashkojnë, jo të na ndajnë. Ashtu është edhe në sukseset, por edhe në dështimet e çdo fushe. Jam i bindur se shumica dërrmuese e qytetarëve tanë bëjnë dallimin vetëm në bazë të asaj që është e mirë dhe e keqe, dhe jo në bazë të gjuhës që flasim, si lutemi, apo si dukemi. Jam i bindur se shumica dërrmuese e qytetarëve tanë besojnë dhe mbështesin qëndrimin që secili të ketë mundësi të barabarta në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pasuria e vendit është në shoqërinë multikulturore që po ndërtojmë të gjithë.

Ezgjan Alioski për kombëtaren tonë deri tani ka luajtur 28 ndeshje në gara të ndryshme, duke folur gjuhën që ai di më së miri në fushë me 5 gola dhe 6 asistime ndërsa përfaqëson vendin në kampionatin e Anglisë. Ezgjan vazhdo të na gëzosh me lojën e mirë dhe ekipore, shembull nga i cili mëson i gjithë vendi, ” ka shkruar Pendarovski.

Marketing