Pendarovski angazhon Armatën në sigurimin e spitaleve

Presidenti i vendit dhe njëherit komandant suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski firmosi sot urdhrin për angazhim të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në sigurimin e spitaleve.

Marketing

“Në bazë të këtij urdhri i cili hyn menjëherë në fuqi, një pjesë e resurseve dhe mjeteve të ARM-së do të angazhohen si forca të paarmatosura në kryerjen e detyrave për mbështetje të institucioneve në shtet gjatë ballafaqimit me pasojat nga pandemia me Kovid-19, njoftojnë nga Kabineti i Pendarovskit.

Marketing