Pendarovski: Bashkë të angazhohemi për përdorim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të ujit

Presidenti Stevo Pendarovski është përfshirë në fushatën për mbrojtjen dhe lobimin “Kthjellu” për përdorim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të ujërave e cila do të zgjat deri në vitin 2021.

Marketing

“Kthjellët, pastër dhe qartë për natyrë jo të ndotur, ujë të pastër për pirje dhe ndarje e qartë e kompetencave dhe ndërmarrje e përgjegjësisë që të mbrojmë ujërat tanë. Bashkë të angazhohemi dhe të kontribuojmë në shfrytëzimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e ujit për mbikëqyrje efikase në shfrytëzimin e resurseve natyrore”, ka shkruar Pendarovski në profilin e tij në ‘Facebook’.

Para kësaj, organizatorët e fushatës kanë njoftuar se krahas presidentit Pendarovski në aksionet përfshihen edhe një numër i madh i aktivistëve qytetarë, gazetarë, profesorë, organizata joqeveritare dhe media të cilët e mbështetën fushatën të cilët kanë publikuar apele për përdorim më racional të ujit, parandalimin e ndotjes së lumenjve, shkatërrimin e praktikave korruptive gjatë menaxhimit me burimet natyrore si dhe efikasitet më të madh të organeve inspektuese.

“Uji në Maqedoni nuk e fiton mbrojtjen e nevojshme dhe nuk përdoret racionalisht, ndërsa të gjithë qytetarët nuk kanë qasje deri te uji i shëndetshëm për pije për kushte sanitare. Institucionet përgjegjëse nuk kanë kapacitet dhe pajisje për zbatimin e Ligjit të ujërave dhe nuk ndahen para të mjaftueshme nga buxheti shtetëror. Eksploatimi në vazhdimësi dhe shkatërrimi i burimeve ujore bazohet edhe në shkallën e ulët të ndëshkimit të ndotësve”, thonë organizatorët. Projekti është i financuar nga Ambasada britanike.

Marketing