Pendarovski: Data e zgjedhjeve të mos lidhet me ratifikimin tonë të marrëveshjes me NATO-n

Presidenti Stevo Pendarovski konsideron se data për zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk duhet të lidhet me ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Tetovë, presidenti ka theksuar se Kuvendi ka mundësinë të punojë derisa nuk verifikohen mandatet e deputetëve të rinj.

Marketing

“Nuk është e imja të them nëse zgjedhjet do të jenë më 12 prill ose jo. Atë që dua të komentoj lidhur me mundësinë për ndonjë anulim, lidhet me ratifikimin e marrëveshjes paraqasëse drejt NATO-s edhe në Parlamentin tonë. Lidhur me atë nuk duhet të ketë asnjë dilemë. Parlamenti ekziston dhe është aktiv derisa nuk zgjidhet Parlamenti i ardhshëm. Nëse duhet tek ne të ratifikohet ajo nuk ka asnjë problem dhe do të apeloja të mos merremi me detyra teknike dhe juridike.

Nëse nevojitet, kur keni juridikisht thënë qeveri teknike, patjetër të ketë edhe Parlament teknik dhe nuk mund të ekzistojë vetëm Qeveri teknike, ndërsa Parlamenti assesi të mos ekzistojë. Nëse vijmë në situatë do të ratifikohet marrëveshja pa dallim se cili muaj do të jetë, por assesi të mos sillet data e zgjedhjeve me të”, ka thënë Pendarovski.
Shefi i shtetit ka thënë se diplomacia vazhdon me eurointegrimet dhe fokusi është Franca.
Ai madje sonte ka takim me presidentin e Parlamentin Evropian, David Sasoli.

“Funksionarët më të lartë evropian thonë se vendimet kryesore objektivisht miratohen në kryeqytetet e disa shteteve anëtare, ndërsa ne si funksionarë evropianë vetëm i kumtojmë. Nuk dyshoj në informimin e saj të mirë dhe nuk dyshoj në qëllimin e saj të mirë ndaj nesh dhe kjo nuk është deklarata e parë në atë drejtim. Sonte do të shfrytëzoj rastin të bisedojë më thellë dhe më gjatë me Sasolin. Megjithatë mendoj se periudhën e ardhshme, javën e ardhshme do të duhet të marrim sinjal më të fortë në atë drejtim nëse së shpejti do të mund të ndryshohet rezultati jashtëzakonisht i pafavorshëm i Samitit të fundit para së gjithash, Franca”, ka thënë Pendarovski.

Shefi i shtetit në Tetovë ka qenë në takime me qytetarët në kuadër të projektit “Ballë për ballë me presidentin”.

Marketing