Pendarovski dhe Radev së bashku udhëtojnë për në Romë, për të nderuar vëllezërit e shenjtë Kirili e Metodi

Presidentët e Republikës së Maqedonisë së Veriut; Stevo Pendarovski dhe I Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, bashkarisht do të nderojnë veprën e vëllezërve të shenjtë Cirili e Metodi në Romë, pasi që atë nuk e bënë vitin e kaluar për shkak të gjendjes së përkeqësuar me pandeminë e Kovid-19.

Marketing

Për shkak të protokolleve shëndetësore të kreut të Kishës katolike, papa Françeskut, delegacioni I kryesuar nga dy presidentët nuk do të nderojë iluministët mbarësllovenë sot, por vizita është planifikuar për më 26 dhe 27 maj.

Sot, më 24 Maj, në Ditën e iluministëve mbarësllovenë në Romë dhe Vatikan do të qëndrojë delegacioni I KOM-it, I kryesuar nga peshkopi Pimen, ku do të kryejë shërbesë fetare në varrin e Shën Cirilit.

Siç kumtoi kabineti I presidentit, dy delegacionet do të udhëtojnë së bashku në Republikën e Italisë më 26 maj, ndërsa më 27 maj presidentët Pendarovski dhe Radev do të vendosin lule në bazilikën Santa Maria Maxhore, kun ë shekullin IX Papa Adriani I Dytë I bekoi alfabetin dhe librat e shkruar nga Cirili e Metodi.

Delegacionet e të dy vendeve, kryesuar nga Pendarovski dhe Radev së bashku me aeroplan bullgar, do të udhëtojnë drejt Romës. Presidenti Radev do të vijë në Shkup dhe pas takimit të shkurtë me presidentin Pendarovski në aeroportin e Shkupit, së bashku me gazetarë bullgarë dhe nga Maqedonia e Veriut do të udhëtojnë për në Romë, informojnë nga kabineti I Pendarovskit.

Sipas programit, delegacioni I vendit, I kryesuar nga Pendarovski dhe ai bullgar I kryesuar nga Radevi do të kenë takime të ndara me kreun e Kishës katolike, Papa Françeskun.

Pendarovski javën e kaluar deklaroi se ky akt është një gjest I mirë simbolik nga të dy anët, I cili mund ta relaksojë atmosferën në prag të negociatave mes dy vendeve lidhur me bllokadën për anëtarësim në BE.

Perndarovski sqaroi se me Radevin nuk do të negociojë, nuk do të ektë negociata formale, sepse shefat e shteteve nuk janë të obliguar për atë, por bashkarisht do t’I nderojnë vëllezërit e shenjtë Cirili e Metodi. Megjithatë shtoi se duke pasur parasysh faktin se shumë kohë do të kalojnë së bashku me presdientin Radev, është e pashmangshme se do të bëhet fjalë edhe për kontestin, por tërë ajo do të jetë në kontekst joformal.

Udhëtimin e përbashkët të Pendarovskit dhe Radevit në drejtim të tentimeve për relaksim të klimës dhe hapejs së rrugës për fillim të engociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në e përshëdnetën ministrat e jashtëm të Austrisë, Sllovenisë dhe Pekisë, Aleksandar Shalenberg, Anzhe Llogar dhe Jakub Kulhanek, të cilët dje ishin për vizitë në vnd dhe I shprehën mbështetje pa rezervë proceseve eurointegruese të Maqedonisë së Veriut.

Vizitën në Romë e vlerësuan si mundësi të shkëlqyeshme për të diskutuar për kontestin me Bullgarinë.

“Sllovenia çdoherë bën përpjekje në realizimin e dialogut dhe e dimë mirë se me dialog të mirë mund të arrijmë drejt rezultateve të dëshiruara dhe duam t’ju nxisim të vazhdoni nëa të rrugë. Shohim shumë përmirësime pozitive, që ishin prezantuar sot dhe gjithashtu kemi kënaqësinë që presdientët e dy vendeve së bashku do të udhëtojnë të mërkurën në Romë”, potencoi pardje Logar në konferencën e përbashkët për shtyp me Shalenberg, Kulhanek dhe minsitrin e Punëve të Jasht,e të Maqedonisë së veriut, Bujar Osmani.

Përkujtimi I vëllezërve të shenjtë Cirili e Metodi me manifestime të ndryshme mbahet çdo vit, e mes tyre vend qendror ka nderimi në varrin e Shln Cirilit në bazilikën “Shln Klimenti” në Romë. Për here të parë është organizuar në vitin 1969 për 1100-vjetorin e vdekjes së shën Cirilit dhe prej atëherë çdo vit më 24 maj shënohet me nderime më të larta nga delegacioni kishtar-shtetëror.

Marketing