Pendarovski: Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe është festë me të cilën krenohemi të gjithë

Presidenti, Stevo Pendarovski me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip ka uruar shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duke theksuar se është krenar që tash e 14 vite, kjo ditë është festë shtetërore me të cilën krenohen jo vetëm shqiptarët, por edhe të gjithë qytetarët në vendin tonë

Marketing

“Gjuha dhe kultura janë themele të çdo populli dhe mohimi i tyre do të thotë përpjekje për të shkatërruar origjinën kombëtare. Në shekullin 21 përpjekjeve të tilla nuk u duhet hapur dera, në mënyrë që kurrë të mos triumfojnë mbi vlerat e vërteta. Të gjithë bashkëqytetarëve të mi shqiptarë ju uroj Ditën e Alfabetit”, thuhet mes tjerash në urimin e Pendarovskit.

Marketing