Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski , sot  e priti ambasadoren e Republikës së Serbisë, Dushanka Divjak -Tomiq.

Në takim, njoftoi kabineti i tij, të dy bashkëbiseduesit biseduan për marrëdhëniet bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë si dhe për  gjendjet aktuale në rajon.

Pendarovski shprehu bindje se miqësia tradicionale midis dy vendeve edhe më tej do të përforcohet dhe se Republika e Maqedonisë së Veriut është e orientuar drejt ndërtimit të marrëdhënieve të afërta dhe pozitive me Republikën e Serbisë.

Lidhur me proceset evropiane integruese për vendet nga rajoni, Pendarovski theksoi  se integrimi evropian i Ballkanit është një parakusht i rëndësishëm për një rajon me perspektivë ekonomike. Shprehu pritje se BE-ja do t’i ketë  parasysh këto rrethana kur të vendosë për avancimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor për rrugën e tyre evropiane.

Ambasadorja Divjak-Tomoq presidentit Pendarovski i uroi për marrjen e funksioneve, i uroi sukses në punë dhe theksoi se ajo do të kontribuojë në intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat me interes të përbashkët.