Pendarovski: Do të angazhohem për reformimin e plotë të sistemit gjyqësor

Përcaktimet për hyrje në NATO dhe BE janë drejtimi i duhur që të sigurohet hapje e perspektivave të reja dhe mbështetje financiare plotësuese për zhvillimin e bujqësisë, ndërsa me atë edhe të prodhimit të orizit, theksoi kandidati presidencial i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski në mitingun e sontëm me qytetarët e Koçanit.

Marketing

“Jo vetëm me hyrjen në BE, por me fillimin e negociatave për hyrje, shteti ynë do të ketë mundësi potenciale të tërheqë pesë deri në gjashtë herë më shumë para se fondet evropiane, në krahasim me atë që e jep qeveria e Maqedonisë, si subvencione për zhvillimin e disa degëve të caktuara në bujqësi. Kjo është kështu pasi BE-ja dëshiron të ketë zhvillim rajonal të barabartë, për çka ne do të kishim mundësi të madhe, me propozimin e projekteve përkatëse, të fitojmë mbështtje më të madhe financiare prej fondeve të saj për bujqësinë. Në mënyrë plotësuese që do të kemi dobi edhe prej fondeve investuese për investime kapitale, veçanërisht në infrastrukturë”, theksoi Pendarovski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve prej qytetarëve të pranishëm në tubimin në Koçan, Pendarovski tha se si president do të angazhohet për reformimin e plotë të sistemit gjyqësor në shtet, duke theksuar se Prokuroria Publike Speciale nuk guxon të shuhet.

“Politikisht duhet të mundësojmë PPS të vazhdojë të jetojë, ju siguroj se pas zgjedhjeve dy të tretat e nevojshme për mbështetje do të gjenden, jo për arsye se Evropa e kërkon këtë prej nesh, por për arsye se të gjithë e kemi për obligim para vetes dhe gjeneratave të reja të tregojmë se ky është shtet ligjor. Secili që ka vepruar në kundërshtim me ligjin duhet të përgjigjet, ndërsa PPS do të duhet t’i përfundojë edhe këto hetime të cilat i ka filluar për këtë periudhë për të cilën është formuar. Njëherësh edhe secili prej pushtetit aktual i cili do t’i shkelë ligjet, do të duhet të përgjigjet para PPS-së”, shtoi Pendarovski.

Pendarovski gjatë ditës pati takim edhe me qytetarët e Vinicës, ku u potencua problemi me shpërnguljen, veçanërisht të të rinjve, për çka mundësi për uljen e këtij trendi negativ sheh në bashkimin e shtetit ndaj BE-së dhe NATO-s.