Pendarovski do të mbajë mbledhjen e liderëve në gjysmën e parë të muajit maj

Presidenti Stevo Pendarovski ka bërë të ditur se ka planifikuar të mbajë një takim liderësh në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm.

Marketing

Nga nga Zyra e Presidentit njoftojnë se në takimin i majit do të diskutohet rrjedha e mëtutjeshme e procesit politik në vend, si dhe kushtet e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

– Gjatë kësaj periudhe, të gjitha përpjekjet dhe burimet shtetërore duhet të përqendrohen në trajtimin e pandemisë së koronavirusit, thonë nga Kabineti i Presidentit Penadrovski.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski mbrëmë në televizionin Alsat i bëri thirrje publike kryetarit të shtetit, Stevo Pendarovski që të thërrasë një takim liderësh në lidhje me iniciativën e LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit për thirrjen e Kuvendit.