Pendarovski: Është i nevojshëm Ligj për Gjendje të Jashtëzakonshme

Me iniciativë të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik, në Shkup u mbajt një konferencë me temë “Gjendja e jashtëzakonshme: Mësimet e nxjerra dhe sfidat e së ardhmes”. Konferenca paraqet fillimin e një debati më të gjerë të publikut profesional dhe të gjerë, në lidhje me nevojën e hartimit të një Ligji për Situatat Emergjente në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Në fjalimin e tij në hapjen e konferencës, presidenti  Stevo Pendarovski, iu referua situatës së vitit të kaluar kur, siç tha ai, përveç sfidave shëndetësore, “u përballëm me një situatë të vështirë nga një pikë ligjore dhe politike “. Ai rikujtoi se në kushte kur Kuvendi ishte i shpërndarë dhe Qeveria e paralizuar, institucionet u përballën me një sfidë për të cilën një përgjigje të gatshme nuk kishin edhe shumë vende më të zhvilluara.

“Gjendja e jashtëzakonshme ishte mënyra e vetme ligjore për të dalë nga bllokada e institucioneve, e imponuar nga procesi zgjedhor, në një kohë kur sistemi shëndetësor duhej të organizohej për të shpëtuar mijëra jetë dhe për të ruajtur aktivitetin ekonomik, duke parandaluar kështu kolapsin shoqëror”, tha Pendarovski.

Sipas tij, sot shteti ka më shumë përvojë në përballimin e krizës shëndetësore. Prandaj, siç theksoi Pendarovski, përvoja nga viti i kaluar duhet të përdoret dhe “ne duhet të përgatisim rendin dhe shoqërinë me kohë për krizën e mundshme në të ardhmen”.

“Është e qartë se kemi nevojë për një ligj të veçantë mbi gjendjen e jashtëzakonshme në të cilin do të rregullohen ligjërisht të gjitha boshllëqet me të cilat u përballëm kur duhej të organizonim sistemin në rrethana jo standarde, vetëm në bazë të disa dispozitave të përgjithshme të Kushtetutës “, u shpreh Pendarovski.

Ai konsideron se është e padiskutueshme që ligji i ardhshëm duhet të jetë produkt i dialogut midis ekspertëve, por edhe në publikun e gjerë dhe të miratohet në bazë të konsensusit politik sa më të gjerë të mundshëm, duke shtuar se rreziqet tejkalojnë linjat ndarëse politike, ideologjike, etnike, fetare dhe shoqërore.

“Më e pakta që mund të bëjmë është të përballemi më të përgatitur me krizën e ardhshme institucionale dhe me mësime të nxjerra nga përvoja e tmerrshme me pandeminë”, shtoi Pendarovski në fjalimin e tij.

Fjalim kishte edhe ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç, i cili theksoi se gjendja e gjatë e jashtëzakonshme dhe pushteti pothuajse i pakufizuar ishte një situatë krejtësisht e padëshirueshme në të cilën Qeveria kishte edhe rolin ekzekutiv, edhe legjislativ.

Marketing