Pendarovski: Gjykatësit kushtetues të kuptojnë që Gruevski më nuk është zotërues i jetëve tona

Vendimi eventual i Gjykatës Kushtetuese me të cilën praktikisht do të aktivizohej amnistia, të cilën presidenti Gjorgje Ivanov ua dha të dyshuarve për krim të rëndë që ishin lëndë në hetimet e PSP, do të ishte goditje e drejtpërdrejt kundër demokracisë dhe shtetit të së drejtës, vlerësoi sot presidenti aktual Stevo Pendarovski.

Marketing

“Unë do të doja të apeloja në këtë fazë për ata pesë gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese që votuan për të filluar këtë iniciativë, të zgjohen me kohë dhe të kuptojnë se në këtë vend Nikolla Gruevski më nuk është zotërues i jetëve tona. Ka ardhur demokracia në të cilën secili mund të thotë çfarë të dojë, por që demokracia do të thotë të respektosh ligjin. Fakti numër një. Falja e dhënë nga Ivanovi ishte një akt padrejtësie, nuk ishte as i bazuar në ligj dhe as demokratik. Tani ju të diskutoni për një veprim që zgjuar deri më tani revolucionin e vetëm demokratik në vendin tonë, në 30 vjet pavarësi është një veprim i paparë”, deklaroi Pendarovski duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske pas konferencës sotshme që e organizoi “Civil”.

Sipas tij, juridikisht e pabazuar është iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë të nenit 11 -a nga Ligji për plotësim të Ligjit për falje nga viti 2016-të.
“Unë me të vërtetë dua t’u bëj thirrje atyre njerëzve që të ndërgjegjësohen, të kuptojnë se çfarë kanë filluar të bëjnë, të tërhiqen me kohë, sepse shteti ligjor që ne ndërkohë me shumë vështirësi po e rindërtojmë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me siguri do të gjejë mekanizma, mekanizma juridikë – që ky vendim edhe nëse e marrin, nuk do të zbatohet praktikisht, sepse do të jetë i dëmshëm jo vetëm për integrimin tonë euro-atlantik, por do të jetë edhe goditje e drejtpërdrejt për shtetin ligjor, do të ndikojë drejtpërdrejt në liritë dhe të drejtat e njeriut dhe çdo politikan i arsyeshëm dhe i përgjegjshëm dhe çdo institucion në këtë vend nuk do të lejojë”.

Marketing