Pendarovski: Javën e ardhshme pritet të nënshkruhet protokolli qasës për në NATO

I pyetur për procesin e anëtarësimit të vendit në NATO, Stevo Pendarovski tha në emisionin ‘Studio e hapur’ se presin nga NATO termin për nënshkrimin e protokollit qasës të cilin, siç tha, duhet ta pranojnë brenda dy ditëve.

Marketing

“Sot ose nesër presim nga NATO që të marrim një vërtetim për terminin kur do duhet ta nënshkruajmë të ashtuquajturin protokoll qasës. Delagcioni ynë është i gatshëm, vetëm pret të na tregojnë se cilën ditë. Ajo ditë do të jetë nga e hëna deri të premten e javës së ardhshme. Ndërsa nënshkrimi i protokollit do të jetë në nivel të ambasadorëve të vendeve anëtare. Sipas marrëveshjes së Prespës i pari që duhet ta nënshkruaj këtë protokoll është Kuvendi i Greqisë”, deklaroi Pendarovski.