Pendarovski: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Fondacionin “Konrad Adenauer”

Presidenti Stevo Pendarovski u takua sot me Johannes Rei, udhëheqësin e fondacionit Konrad Adenauer për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Marketing

Në takim u diskutua për aktivitetet e vazhdueshme të Fondacionit, i cili këtë vit do të shënojë 20 vjetorin e funksionimit në Maqedoninë e Veriut. Presidenti Pendarovski theksoi rëndësinë e mbështetjes së Fondacionit për Maqedoninë e Veriut në aspiratat e saj për anëtarësim në BE përmes zbatimit të shumë projekteve.

Pendarovski shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Fondacionin në fushën e edukimit politik, në frymën e vlerave demokratike, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, pluralizmit politik, tolerancës së ndërsjellë, unitetit dhe solidaritetit.

Në takimin e sotëm, presidenti Pendarovski shprehu shpresën e tij që Fondacioni Konrad Adenauer do të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut në të ardhmen.

Marketing