Pendarovski: Kemi dy qëllime kryesore, eurointegrimet dhe bashkëjetesën

Kandidati Stevo Pendarovski e ka shpallur sot nisjen e fushatës presidenciale. Nga selia e shtabit qendror, ai ka folur për dy qëllimet kryesore gjatë kësaj fuashte, raporton Televizioni SHENJA. Pika e parë është që brenda vendit të mbahet kohezioni shumëetnik, ndërsa sferën e jashtme synohet integrimi në struktuart euroatlantike, si dëshmi e demokratizimit të vendit.

Marketing

“Në kuadër të fushatës kemi qëllim t’i vizitojmë të gjitha vendet e populluara, edhe të mëdhatë edhe të voglat. Maqedonia për zgjedhjet presidenciale është një njësi zgjedhore, megjithatë pavarësisht asaj ne do të mundohemi që të arrijmë gjithkund tek secili qytetar, tek secili fshat dhe qytet, që ta shpjegojmë politikën tonë, konceptin, vizionin, strategjinë tonë për ardhmrinë e vendit”, ka deklaruar Pendarovski, kandidat që mbështet nga LSDM, BDI, AlternAtivA dhe PDSH-ja.

Ai ka shpjeguar se në kuadër të fushatës do të mbahen 7 ose 8 të ashtuquajtura mbledhje më të mëdha dhe tribuna më të mëdha me qytetarët.

“Gjithçka tjetër do të jenë tribuna ku do të ketë numër më të vogël të qytetarëve, pasi duam t’i dëgjojmë të gjithë ata dhe në bisedime me ta, ta sqarojmë se çfarë është më mirë që së bashku ta bëjmë për atdheun tonë. Sllogani ‘së bashku përpara’ e shpjegon shkurtimisht të gjithë filozofinë politike.

Së bashku nënkupton se secila politikë që ka për qëllim të kontribuojë për progresin e Maqedonisë të mbajë llogari për realitetin multietnik, të mbajë llogari për të gjitha bashkësitë etnike, kuptohet të gjithë qytetarët, të mos i ndajë qytetarët sipas etnikumit, sipas religjionit, ose sipas përcaktimit politik sepse ajo më së paku na duhet”, ka thënë Pendarovski.

Marketing