Pendarovski: Lidershipi evropian ta njohë kohën e vërtetë dhe t’i sjellë vendimet e duhura

Republika e Maqedonisë së Veriut e njohu momentin kur Bashkimi Evropian i kushton vëmendje të madhe rajonit dhe ndërmori hapa konkret. Tani është radha e BE-së dhe vendeve anëtare ta njohin momentin dhe ta përmbushin pjesën e vet të obligimit. Këtë e theksoi presidenti, Stevo Pendarovski në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve-pjesëmarrëse në Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL), që po mbahet në Sarajevë.

Marketing

“Me Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë, mbyllëm çështje të vështira nga e kaluara. Sot, Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor e cila tashmë nuk ka çështje të hapura me fqinjët dhe e cila vazhdimisht i përmirëson marrëdhëniet. Jemi në prag të anëtarësimit të barabartë në NATO. Morëm rekomandim të pastër nga Komisioni evropian për fillim të negociatave për anëtarësim në Union. Maqedonia e Veriut i përmbushi obligimet e veta. Tani është radha e BE-së dhe vendeve anëtare ta njohin momentin dhe ta përmbushin pjesën e vet të obligimit”, tha Pendarovski gjatë fjalimit në Samit.

Në kontekst të angazhimeve të disa liderëve evropianë për shtyrje të zgjerimit derisa zgjatë reforma institucionale në Union, Pendarovski përkujtoi se prej mu prej fillimeve të veta, BE-ja është transformuar dhe zgjeruar njëkohësisht.

Ai shtoi se fillimi i negociatave nuk do të thotë anëtarësim momental i Maqedonisë së Veriut në BE, por fillim i një procesi të gjatë që ndoshta do të zgjatë edhe tërë dekadën.

Bashkimit Evropian, vendeve të veta anëtare dhe kandidateve për anëtarësim, por edhe idesë evropiane në përgjithësi, sipas presidentit Pendarovski, u nevojitet lidership i guximshëm, vizionar, i gatshëm t’u përgjigjet të gjitha sidave.

Theksoi se jemi të inkurajuar nga porositë e mbështetjes dhe nga premtimi se vendimi për fillim të negociatave inkuadruese do të sillet këtë vjeshtë, në tetor. “Vetëm kështu, shtoi, do të konfirmohet parimi i përparimit në bazë të meritave, por edhe do të dërgohet mbështetje e fuqishme në vend, rajon, por edhe më gjerë se investimi në zgjidhjen e çështjeve të vështira shpaguhet dhe siguron përparim të vendit”, tha presidenti Pendarovski.

Në fjalim, siç qëndron në kumtesën nga Kabineti i presidentit, foli edhe për, siç tha, çështjen e hidhur me shpërnguljen e kuadrove të reja dhe të edukuara nga vendet e rajonit.

Marketing