Pendarovski: Maqedonia e Veriut mund të ballafaqohet me situata turbulente

“Situata e sigurisë në vend është stabile. Nuk ka indikacione nga brenda dhe jashtë që të rrezikojnë integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Megjithatë duhet të kemi parasysh se pason një periudhë që mund të jetë turbulente për shkak se presim anëtarësimin e vendit në NATO dhe hapjen e mundshme të bisedimeve me BE”. Këtë e theksoi presidenti Stevo Pendarovski pas mbledhjes së parë konstituive të Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë, që është mbajtur pas tre viteve.

“Konstatim ishte se Republika e Maqedonisë së veriut në 40-50 ditët e ardhshme hyn në një periudhë që mund të jetë turbulente edhe nga aspekti politik edhe nga ai i sigurisë, për shkak se e dini që në periudhën e fundit presim ratifikimin lidhur me anëtarësimin tonë në NATO. Dhe kuptohet se në mesin e muajit të ardhshëm presim datën për fillim të negociatave me BE-në”, theksoi presidenti Pendarovski.

Sipas tij, gjatë periudhës së ardhshme duhet ti kushtohet kujdes edhe zhvillimit të dialogut Beograd – Prishtinë. Në këtë takim të Këshillit të Sigurisë ishte i ftuar edhe lideri i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, por se ai nuk e di se përse ky i fundit nuk ishte i pranishëm. Anëtarë të Këshillit të Sigurisë janë kryeministri Zoran Zaev, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, si dhe drejtorët e organeve shtetërore të sigurisë. Pjesë e Këshillit janë edhe Trajan Gocevski, Veton Latifi dhe Nenad Markoviq

Marketing