Presidenti Stevo Pendarovski mbështet iniciativën e disa partive politike, të paraqitura në periudhën e kaluar deri tek kabineti i tij, duke iu referuar reformës së modelit zgjedhor duke ndryshuar Kodin Zgjedhor.

Nisma, siç njoftojnë nga kabineti i Presidentit, ka për qëllim krijimin e një modeli proporcional me lista të hapura dhe reduktimin e numrit të njësive zgjedhore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Presidenti Pendarovski u bënë thirrje të gjitha partive politike, si në qeveri dhe opozitë, që të marrin në konsideratë reformën e sistemit zgjedhor me ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe konsensus politik për të arritur marrëveshje për një sistem zgjedhor proporcional me lista të hapura, ku qytetarët do të jenë në gjendje të zgjedhin jo vetëm partitë politike, por edhe kandidatët individualë. Duke filluar nga përpjekjet e tij në programin zgjedhor, Presidenti Pendarovski konsideron se në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të ketë një numër më të vogël të njësive zgjedhore pa prag ose me një prag minimal të votave të nevojshme, ndërsa të jetë në funksion të zgjerimit të përfaqësimit politik në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut” , deklarojnë nga kabineti i Pendarovskit.