Pendarovski: Me procesin rrjedhës për “Lagjen e trimave” nuk janë përfshirë ata të cilët dhanë urdhër për të

Presidenti, Stevo Pendarovski, në intervistë për “360 Gradë” lidhur me ngjarjen në Lagjen e trimave, thekson se në procesin rrjedhës nuk janë përfshirë aktorët kyç të cilët morën pjesë në përgatitjen apo në menaxhimin në prapavijë të ngjarjeve.

Marketing

“Informatat e MEDIAL janë se në procesin rrjedhës për Lagjen e trimave nuk janë përfshirë të gjithë aktorët kyç të cilët kanë marrë pjesë në përgatitjen apo në menaxhimin në prapavijë të ngjarjeve. Do të thotë. janë përfshirë… nëse të gjithë deri më një, nuk hyj në atë…, megjithatë, janë përfshirë kryesisht njerëzit të cilët operativisht dolën në terren dhe i shkaktuan ato probleme të sigurisë në paralagjen e Kumanovës. Sa di unë,, ndërkaq që di diçka në atë pjesë, nuk janë përfshirë njerëzit të cilët dhanë urdhër të bëhet ajo, sepse ajo është ngjarje e kontraktuar, të mos ketë askush dilema për atë, edhe njerëzit të cilët të cilët kryenin disa përgatitje të caktuara paraprake që ajo ngjarje të ndodhë, edhe ato ndodhën në territorin e Kosovës dhe në territorin në jug të Serbisë”, tha Pendarovski.

Në intervistë flet edhe për premtimin e koalicionit në pushtet për hetim ndërkombëtar, duke thënë se ai në koordinime para zgjedhjeve ka insistuar për ndihmë ndërkombëtare juridike.

“Nuk e di përse deri më tani nuk është bërë kjo. Kjo nuk është pyetje për mua që të përgjgijem, megjithatë edhe mua më interesonte, sepse, pohoj, se rasti i cili ka aspekt ndërkombëtar, ndërkaq tre shtete, përveç tonit, janë të involvuara, do të ishte mirë të përpunohet me aksion të përbashkët ndërkombëtar. Unë u bëj thirrje organeve kompetente, të kërkojnë ndihmë”, tha Pendarovski.

Marketing