Stevo Pendarovski sot e priti Avokatin e Popullit, Ixhet Memeti, me të cilin bisedoi për aktivitetet vijuese të ombudsmanit në funksion të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve.

Siç kumtoi Kabineti i shefit të shtetit, Pendarovski e ka theksuar rëndësinë e punës së avokatit të popullit përmes dhënies së propozimeve, këshillave, sugjerimeve në drejtim të promovimit të të drejtave të njeriut, ndjekjes së gjendjeve me respektimin e tyre dhe ofrimin e nevojës për mbrojtjen e tyre.

Në takim, shtohet në kumtesë, u theksua nevoja e ndërmarrjes së hapave në drejtim të rritjes së mëtejme të pavarësisë në funksionimin e avokatit të popullit me qëllim ky institucion të mundet në vëllim të madh t’i kryejë kompetencat e veta në interes të qytetarëve, qëndron në kumtesë.