Pendarovski: Nder i veçantë të jesh i përkrahur nga të gjitha bashkësitë etnike

Kandidati i LSDM-së, BDI-së, Alternativës, PDSH-së, si dhe partive tjera politike, Stevo Pendarovski, është deklaruar në lidhje më përzgjedhjen e tij si kandidat për president të shtetit. Ai ka thënë se për të është nder i veçantë të jetë i përkrahur nga përfaqësues të të gjitha bashkësive etnike.

Marketing

“Është nderë i veçantë të jesh i përkrahur nga përfaqësues nga të gjitha bashkësitë etnike, nga 31 parti politike, por edhe nga shumë qytetar të cilët nuk janë anëtarë të ndonjë partie politike. Falënderim i veçantë dëshiroj të shpreh për LSDM dhe koalicionin dhe personalisht kryeministrin Zoran Zaev, të cilët bënë një lëvizje politike të papërsëritshëm, pas pesë viteve përsëri të futem në garën për kryetar shteti, ngase në vitin 2014 të gjithë ne ishim në një inzhinering brutal zgjedhor.

Të nderuar qytetar nga dje, ju më dhatë përgjegjësi të madhe politike, të cilën në muajt që vijnë dhe vitet, kam për qëllim së bashku me ju, ta arsyetoj në tërësi, në interes të jetës më të mirë për të gjithë në vendin tonë”, ka shkruar Pendarovski.