Pendarovski: Ndriçimi i aferave të fundit është test për një shtet ligjor

Siguria ligjore është parakusht edhe për sektorin bankar dhe për biznesin, me atë është i lidhur edhe procesi i shpërnguljes së të rinjve, edhe pse janë bërë hapa pozitive nga viti 2016 e këndej, ne 30 vjet nuk mund të lavdërohemi me këtë se kemi standarde në nivel të shteteve perëndimore-evropiane dhe shtetet skandinave.

Marketing

Këtë e theksoi presidenti Stevo Pendarovski sot në takim me anëtaret e Asociacionit Bankar të Maqedonisë, ku bankierët i kanë treguar rezultatet e arritura, por edhe theksuan në sfidat e qëndrojnë para tyre.

“Është fakt se në vitin 2015 ishim në një krizë përafërsisht të thellë politike dhe objektivisht kemi arritur për një periudhë të shkurtër kohore deri në një nivel të stabilizimit të shtetit deri në nivel që të mundemi të flasim për datë për negociata me BE-në dhe për disa muaj të flasim për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO”. theksoi Pemdarovski.

Vlerësoi se neve na duhet edhe BE-ja edhe NATO-ja me të gjitha transformimet. “Për shtett të cilat janë në tranzicion dhe ende janë në kërkim të standardeve evropiane në të gjitha fushat, ky organizim është i rëndësishëm”, tha Pendarovski.

“Në pjesën e atablimit të shtetit ligjor nuk mundemi zë lavdërohemi 30 vjet mbrapa me standarde të larta. Asnjë politikan tani në pushtet apo në opozitë, as më herë në pushtet apo në opozitë mund të konfirmohet se në shtetin tonë, tani Republike Maqedonisë së Veriut ekziston shteti ligjor në nivel të vendeve skandinave apo shtete perëndimoro – evropiane. Nuk diskutoj se kemi bërë hap të madh në këtë drejtim, por kemi ende punë dhe jo rastësisht çdo anëtare e ardhshme në BE fillon me kapitullin 23”, potencoi presidenti.

Porositi se në aferat e fundit ky është një test për shtet ligjor, për sistemin e shtetit ligjor në këtë gjendje që e kemi për momentin.

“Ne duhet të reagojmë në nivel të sistemit, jo në nivel të politikanit. Një prokuror i cili ka vepruar mirë, sistemi nuk ka vepruar mirë. Ky është një test në një farë kuptimi nuk duhet të ndodhë kurrfarë përzierje eventuale prej anash, nëse nga komuniteti i biznesit, nëse nga ana politike që ta çojmë deri në fund dhe të tregojmë se edhe kur përzihen interesa të larta, para të mëdha, dhe njerëz të cilët kanë qenë në funksion të lartë, si prokuror special publik, që nuk është funksion i vogël, të tregojmë se sistemi gjyqësor dhe i jurisprudenca në tërësi mund të reagojë dhe të përfundojë procedura sipas ligjeve tona. Përndryshe në të kundërtën nuk mundeni t’i bindni qytetarët se ka shtet ligjor që vlen për të gjithë”, tha Pendarovski.