Pendarovski në Berlin – Gjermania do të vazhdojë me mbështetjen për Maqedoninë e Veriut

Presidenti, Stevo Pendarovski, në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, sot në Berlin ka realizuar takim me presidentin gjerman Frank Valter Shtanmajer, në të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet e dy vendeve, për gjendjen në rajon, por edhe për aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE dhe NATO, njofton Portalb.mk.

Marketing

Të dy presidentët, ashtu siç kumtojnë nga kabineti i Pendarovskit, vlerësojnë se shtetet kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, si në planin politik, ashtu edhe në shumë fusha tjera të interesit të përbashkët, siç janë mbrojtja dhe siguria, ekonomia dhe arsimi.

“Në vitin e kaluar të dy shtetet kanë bërë këmbim tregtar prej 4.3 miliardë dollarë, ndërkaq në vitin 2019-të kjo vlerë është mbi 1 miliard dollarë, me çka Gjermania është në krye të listës së partnerëve tregtar të Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Pendarovski.

Shtajnmaher, e ka konfirmuar mbështetjen e fortë të Gjermanisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO.

Pendarovski, gjithashtu i është falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe ka shprehur pritje se vendi së shpejti do t’i fillojë bisedimet hyrëse për anëtarësim në BE, dhe se në kohë sa më të shkurtër do të bëhet ratifikimi i Protokollit për hyrje nga an e vendeve anëtare të NATO-s, sipas të cilës Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e plotë e Aleancës. Pastaj ai ka shprehur kënaqësi për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO nga ana e Bundestagut të Gjermanisë.

Takimi i sotëm në Gjermani, sipas Pendarovski, është mundësi për rinovimin dhe intensifikimin e dialogut në nivel të presidentëve, dhe në funksion të përforcimit të partneritetit mes dy vendeve.

Pendarovski dje ka pasur takim me ministrin gjerman për Punë të Jashtme, Hajko Mas, në të cilin është diskutuar veçmas për pranimin e RMV-së në BE.

Gjermania me dekada i përkrahë shtetet perëndimore në rrugën drejt sigurisë pasi që ato janë vende të cilat gjenden drejtpërdrejt përpara derës së BE-së dhe zhvillimi i tyre ka pasoja direkte ndaj Gjermanisë, kumtoi MPJ-ja gjermane. Në rajon po kryqëzohen interesa të ndryshe. “Nëse ia kthejmë shpinën Ballkanit Perëndimor, hapësirën e lënë do ta plotësojnë të tjerët”, theksoi ministri Mas.

https://www.facebook.com/SPendarovski/posts/2754160204597427

Në raportin e fundit KE-ja ka konstatuar zhvillim të Maqedonisë së Veriut, thuhet në kumtesën e MPJ-së gjermane pas takimit me Pendarovskin dhe shtohet se veçanërisht si sukses i madh vlerësohet tejkalimi historik i mosmarrëveshjes rreth çështjes së emrit mes Shkupit dhe Athinës. Për ministrin gjerman është e qartë: patjetër të shpërblehen përpjekjet politike të cilat i ka bërë Qeveria e RMV-së dhe ka çuar vendin përpara.

Në samitin e fundit, BE-ja përsëri e ka anuluar vendimin për fillimin e bisedimeve hyrëse me RMV-në dhe Shqipërinë, duke u arsyetuar se kjo është për arsye teknike. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas Samitit ka deklaruar se do të bëjë çmos, në kuadër të fuqive të saja, që në tetor të ketë vendim pozitiv në lidhje me datën për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut.

Marketing