Pendarovski në Francë, nesër takim me Makron

Presidenti, Stevo Pendarovski, do të ketë mundësinë të dëgjojë drejtpërdrejt nga presidenti francez, Macron, qëndrimin e Parisit për perspektivën evropiane të RMV-së, metodologjinë e re të negociimit si dhe argumentet në bazë të së cilave Franca i tha JO hapjes së bisedimeve të BE-së me RMV-në dhe Shqipërinë muajin e kaluar. Pjesëmarrjen e tij në konferencën paqësore të Parisit, Pendarovski e ka quajtur mundësi të mirë për t’i shtruar në tavolinë sërish argumentet e të dyja palëve për çështjen eurointegruese të vendit tonë.

Marketing

Pendarovski do t’i sqarojë edhe një herë homologut francez qëndrimin se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE dhe se vendi është i gatshëm të vazhdojë në atë rrugë, pavarësisht nëse kjo do të jetë sipas metodologjisë së deritanishme apo asaj të re që ka propozuar Franca. Për çështjet aktuale që preokupojnë politikën e vendit, Pendarovski do të bisedojë edhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh, kancelaren austriake, Brigit Bierlejn, si dhe me ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Me leje të dy kryeministrave, Rama dhe Zaev, për Shqipërinë dhe RMV-në, me presidentin Makron do të bisedojë edhe presidenti serb Vuçiq.

Marketing