Pendarovski në Jegunovc: Si komandant suprem prioritet do t’i kem ushtarët

Kandidati për president i LSDM-së dhe 30 partive politike, Stevo Pendarovski sot ishte në takim me banorët e Jegunovcit ku foli për projektet nga programi i tij dhe për angazhimet si komandant suprem i Armatës.

Marketing

Para qytetarëve, Pendarovski tha se nëse do të zgjidhet president, do të angazhohet për modernizim të Armatës dhe për sigurim të kushteve evropiane për ushtarët e vendit.

“Armata jonë tashmë është pjesë e NATO-s. Armata është garantuese e sovranitetit dhe pavarësisë së territorit të vendit. Të gjithë jemi krenarë me ushtarët tanë, ata janë më meritorët për sukseset e misioneve ndërkombëtare dhe për ftesën të cilën e morëm për anëtarësim në NATO. Në mandatin tim si president, prioritet do të jetë mu Armata dhe pozita e ushtarëve”, theksoi Pendarovski.

Shtoi se proceset për modernizimin e Armatës tashmë kanë filluar dhe u obligua se në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes do t’i intensifikojnë këto procese.

Marketing