Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në shënimin e 2 gushtit, ditës së Ilindenit, ka dërguar urata për qytetarët.

Ai përkujton të gjithë herotë e njohur dhe të panjohur, komitët dhe partizanët që dhanë jetët e tyre në luftën për liri dhe shtet të pavarur.

“Sot, kur shënojmë 117 vite nga kryengritja e Ilindenit, dhe 76 vjet nga kuvendimi i parë i ASNOM-it, përkujtojmë të gjithë herotë e njohur dhe të panjohur, komitët dhe partizanët të cilët dhanë jetët e tyre në luftën për liri dhe shtet të pavarur. Falë tyre, sot jetojmë në paqe dhe në shtetin tonë ndërkombëtarisht të njohur. Për këtë nuk guxojmë të harojmë asnjëherë kontributin e tyre dhe të inspiruar nga veprat e tyre duhet të vazhdojmë të punojmë në paqen dhe prosperitetin e shtetit, duke u respektuar mes vete. Duhet të jemi të virtytshëm dhe të pranojmë sakrificën e tyre, të vetëdijshëm se asgjë nuk fillon dhe nuk mbaron me ne”, është shprehur Pendarovski.

Pendarovski shprehet se në këto momente, nuk na duhen armë për të luftuar por na nevojitet përgjegjësi, solidaritet, disiplinë, pajtim dhe durim.

“Gjithashtu, Ilindenin sivjet e pritëm në mes të pandemisë me Covid 19 si kërcënim i madh ndaj shëndetit, por edhe për ekzistencën dhe mënyrën e jetës, jo vetëm tek ne por gjithë botën. Këtë periudhë duhet të bashkohemi dhe së bashku të dalim si fitues nga kjo situatë. Në këtë luftë nuk na duhet armë, por na duhet përgjegjësi, solidaritet, disiplinë, pajtim dhe durim. Përshkak të gjitha viktimave në të kaluarën dhe respekti dhe borxhi ndaj paraardhësve tanë, por edhe përshkak ardhmërisë së fëmijëve tanë, t’i harojmë të gjitha mos pajtimet dhe mosdurimin dhe të bashkuar të dalim nga kjo situatë si fitimtarë”, thuhet në urimin e presidentit, Stevo Pendarovski.