Pendarovski: Në parim duhet t’i braktisim takimet e liderëve

Kreu i shtetit në fjalimin e tij të sotëm para Kuvendit tha se e sheh si të panevojshme mbajtjen e takimit të liderëve të subjekteve politike ose mbajtjen e seancës së posaçme në Kuvend, me qëllim vendosjen e vijave të kuqe në bisedimet me Bullgarinë, transmeton Alsat.

Marketing

– Advertisment –
“Rreth takimit të liderëve dua të them se edhe pse edhe vitin e kaluar edhe këtë vit me kërkesë të partive politike, nën kryesimin tim janë mbajtur shumë takime të tilla, qëndrimi im është se formati i tillë ndër-institucional i takimeve në parim duhet ta braktisim, sepse takimet e liderëve në esencë janë zëvendësim i institucioneve kur ata nuk kanë legalitet dhe legjitimitet të plotë”, deklaroi presidenti Pendarovski.

Marketing